Telegrafi

Tri ndeshje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në këtë mesjave për ta zhvilluar javën e 16-të.

Me këtë planprogram, do të zhvillohen tri ndeshje Interesante.

Malisheva është nikoqir i Prishtinës, duke e pritur në stadiumin “Liman Gegaj”, ndërsa dy skuadrat synojnë t’u rikthehen fitoreve.

Përballje e zjarrtë është edhe ajo në mes të Drenicës dhe Dukagjinit, me dy ekipet që morën barazime në xhiron e fundit.

Në këtë ditë luajnë edhe Ferizaj dhe Trepça ’89, duke synuar të marrin vetëm fitoren nga ky duel.

Që të tri duelet nisin nga ora 13:00. /Telegrafi/