Manchester United ka barazuar 1-1 në udhëtim me Fenerbahcen në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Evropës.
Pas vetëm 15 minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me golin e Christian Eriksen, që u asistua prej Joshua Zirkzee.
Ky ishte goli i vetëm i 45 minutave të parë, ndërsa në pjesën e dytë kishte edhe më shuam dramë.
Në minutën e 49-të, Youssef En Nesyri i barazoi shifrat në 1-1, ndërsa Alain Saint-Maximin ishte asistuesi.
Nëntë minuta më vonë, Jose Mourinho u ndëshkua direkt me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes për shkak të protestave që nuk u akordua një penallti për Fenerbahcen.
Dy skuadrat tentuan deri në fund që të merrnin pikët e plota, por që mbrojtja e të dyja anëve ishte e pathyeshme.
Nga tri ndeshje të zhvilluara, Manchester United ka tri pikë, derisa në xhiron e katërt takohen me PAOK-UN. /Telegrafi/