Blerja e një ore të mirë por të shtrenjtë, është më e vështirë se që keni menduar. Me këtë çmim të lartë, ju mund të blini ora me dizajn klasik, kualitet të lartë dhe tejet të mirë për një çmim treshifror.
Junghans Max Bill
Mundësitë janë që asnjëherë nuk keni dëgjuar për Junghans, dhe nëse nuk keni dëgjuar për kompaninë, pa dyshim që nuk keni dëgjuar as për dizajnerin legjendar të produkteve, Max Bill, transmeton Telegrafi.
Një shikim i vetëm dhe do t’i shihni linjat e pasura dhe proporcionet e përsosura të cilat janë kombinuar për të prodhuar një klasik të vërtetë të dizajnit gjerman të shekullit 20’të.
Brenda gjendet një lëvizje automatike, dhe përderisa nuk ka funksione tjera, prapë mbetet ndër orët që mund ta vëni çdo ditë për tërë jetën. Është e thjesht dhe tërheqëse!
Çmimi: 725 funte
Seiko Prospex Kinetic GMT
Kjo orë GMT është tejet luksoze dhe ia vlen të shpenzohet çdo cent në të. Dizajnin e ka marr qysh nga viti 1975 nga një zhytës. Kësaj ore i harxhohet bateria, por pjesa më e mençur është se lëvizja e kyçit të dorës e mbushë atë, gjë që është kombinim i orëve më të mira tradicionale dhe moderne.
I reziston ujit deri në 200m.
Çmimi: 479 funte
SevenFriday M-Series
Pse mos të bëni një hap para drejt orëve moderne duke blerë këtë orë me formë ekrani të televizorit. Orët, minutat dhe sekondat lexohen nga jashtë në tri disqe koncentrike. Është pak e madhe me një madhësi prej 47 mm, por duhet të keni parasysh qe brenda saj ka lëvizje automatike japoneze.
Çmimi: 950 funte. /Telegrafi/