Telegrafi

Tri motra lindin në të njëjtin ditë – në të njëjtin spital (Video)

Motrat lindën fëmijët në spitalin Mayo në Castlebar të martën më 1 shtator.

Ato u shprehen që këtë gjë nuk e kishin planifikuar, por thjeshtë kishte ndodhur.

Stafi në këtë spital u shprehen se te tre foshnjat janë shumë mirë me shëndet.

Mairead Fitz Patrick, lindi e para në orën 03:25 sipas orës lokale.

Ajo lindi një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Thomas Og.

Joeline Godfrey, lindi vajzën Sorcha në ora 11:00.

Kurse në orën 20:30 lindi motra tjetër, Bernie Ward, dhe lindi një djal të cilin e quan Phelim.

Motra e tyre e katërt, Christina Murray, gjendet në po të njëjtin spital dhe pritet të lind në ditët në vijim.

Murray u shpreh pak e “dëshpëruar” pse nuk mund të lindte në të njëjtën ditë si motrat e saj.

Edhe mjekët në këtë spital janë të surprizuar nga kjo koincidencë.

“Të gjithë po flasim për këtë gjë”. “Asnjëherë nuk ka ndodhur që të kemi katër motra shtatëzënë e në të njëjtin spital”, është shprehur infermierja, Mary Samlon.