Mund të barten në të gjitha mënyrat dhe në çdo rast
Edhe pse dukemi më së miri kur zgjedhim rrobat sipas trupit tonë, ekzistojnë ditë kur vetëm dëshirojmë të dukemi bukur për sa më pak kohë, transmeton Telegrafi.
Në situata të tilla përkrahja më e madhe janë tri modele universale pranverore, të cilat shkëlqyeshëm i rrinë çdo forme trupi femëror!
Xhaketa e bardhë
Kjo klasikë jo vetëm që ngre edhe kombinimin më të zakonshëm, por edhe fsheh të metat eventuale të cilat na bëjnë të pasigurta. Mund t’i bartni thjesht me të gjitha.
Fustani-këmishë
Pothuajse e gjitha duket më mirë me kollanin rreth belit dhe për këtë shkak nuk mund të gaboni me fustanin i cili bie bukur sipër ijëve.
Xhaketa e shkurtër prej materiali teksas
Edhe pse xhaketat e mëdha kanë përparësi stilistike, ndonjëherë u mungon pak strukturë. Provoni ndryshimin e fustanit tuaj të ri pranveror që ta bashkoni me xhaketën e shkurtër teksas, e cila do të theksojë siluetën në vend që t’ju “shkrijë” në teksas.
/Telegrafi/