Tri modele setrash që do të jenë në trend këtë sezon
Gazmend Kajtazi
Shikoni në vijim tri modele setrash të cilat do të vishen këtë sezon, transmeton Telegrafi.
1. STILI I REHATSHËM Kryesisht në këtë stil dominojnë ngjyrat neutrale, si p.sh. e hirta, e zeza dhe e gështenjta, derisa dyzeni kryesor i cili dominon në këto setra – është me kutia! Me to mund të kombinoni pjesë të ndryshme të modës si p.sh. pantallonat, fundet e modelit A, apo pantallona në formë cigareje.
2. STILI AFARIST Detaji kryesor i cili zbukuron këto setra, pos jakës, paraqesin pullat fantastike të cilat nga pak na rikujtojnë modelet të cilat kanë qenë aktuale gjatë sezoneve të kaluara.
3. STILI RETRO Për ato më të guximshmet të cilat dëshirojnë të lozin me stile, ndërkaq me atë rast janë adhuruese të dyzenëve etno, do të ngazëllehen me modelet të cilat janë të zbukuruara me qëndisma të bukura. /Telegrafi/