Telegrafi

Tri metoda për pastrimin e thellë të dyshekut – një burim i fshehur papastërtie në shtëpi

Getty Images

Nuk duhet të harroni që edhe dyshekun duhet ta pastroni rregullisht

Nëse nuk keni menduar për pastrimin e dyshekut tuaj kohët e fundit, merrni parasysh këtë: ndoshta kaloni gjashtë, shtatë ose tetë orë në të çdo natë. Gjatë kësaj kohe, pluhuri, qelizat e vdekura të lëkurës, djersa dhe vajrat nga trupi juaj mund të depërtojnë në të, duke krijuar njolla të verdha dhe dëmtime të mundshme.

Prandaj, Carolin Forte, sugjeron që këtë metodë pastrimi në çdo disa muaj në mënyrë që të mbani krevatin të freskët dhe pa pluhur, pa njolla dhe erëra, siç shkruan Good Housekeepin, përcjell Telegrafi.

Hiqni qafe pluhurin

Mënyra më e lehtë për të hequr pluhurin është të përdorni një fshesë me korrent. Është mirë ta bëni këtë çdo disa muaj ose më shpesh nëse dikush në familje vuan nga alergjitë.

Përdorni avull

Kalojeni mbi dyshek duke e mbajtur vrushkullin e avullit sa më afër pëlhurës. Avulli depërtues do të vrasë tenjat që gjurmojnë pranë sipërfaqes. Fshijeni përsëri dyshekun për t’i hequr ato. Gjithashtu mund të përdorni avullin nga hekuri juaj.

Hiqni njollat

Njollat e verdha në dyshek janë ndoshta rezultat i akumulimit të djersës dhe yndyrës së trupit. Edhe pse është e vështirë të pastroni të gjithë dyshekun, mund të provoni ta zbardhni me një përzierje të një filxhani peroksid hidrogjeni dhe një filxhani ujë të ngrohtë, plus 1/4 lugë çaji lëng për larjen e enëve.

Hidheni tretësirën në shishe dhe spërkatni sipërfaqen. Shtypeni pëlhurën me një furçë të butë ose peshqir dhe lëreni të qëndrojë për rreth 30 minuta. Spërkateni përsëri dyshekun me ujë të pastër, fshijeni mirë për të hequr të gjitha gjurmët e pastruesit dhe lëreni të thahet plotësisht në ajër. /Telegrafi/