Site icon Telegrafi

Tri mënyrat kreative që Arsenali mund të luajë pa Jurrien Timber të lënduar

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka në mendje tashmë formacionet e mundshme të ekipit të tij, pas lëndimit të Jurrien Timber.

Arsenali , të mërkurën, konfirmoi se Timber pësoi një lëndim në ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë.

Holandezi, i cili sapo u transferua nga Ajaxi, mund të humb gjithë sezonin, pasi lëndimi i tij është i rëndë.

Lexo po ashtu Shqetësime te Arsenali për lëndimin e Jurrien Timber

Pasi ka dëshmuar shkathtësinë e tij, duke filluar si mbrojtës i majtë kundër Nottingham Forest me Thomas Partey në anën tjetër, Arteta përballet me një dilemë përzgjedhjeje kundër Crystal Palace.

Megjithatë, trajneri spanjoll ka në mendje tashmë zëvendësuesit e mundshëm të Timber dhe tri mënyra se si mund të luajë ekipi i tij në ndeshjet e ardhshme.

Ben White (Mbrojtës i djathtë), Zinchenko (Mbrojtës i majtë)

Partey (Mbrojtës i djathtë), Tomiyasu (Mbrojtës i majtë)

Ben White (Mbrojtës i djathtë), Tierney (Mbrojtës i majtë)

/Telegrafi/

Exit mobile version