Sipas një raporti të ri, personat me presion të shëndetshëm të gjakut kanë 50 për qind më pak të ngjarë të vuajnë nga ndërlikime të rënda nga COVID-19.
Por, ilaçet për uljen e presionit të gjakut mund të jenë të kushtueshme dhe sjellin efekte anësore të padëshiruara.
Lajmi i mirë: Studimet zbulojnë se këto strategji natyrore të zvogëlimit të presionit funksionojnë edhe më mirë se medikamentet!
Mblidh-e-liro gishtat
Kryerja e ushtrimeve të kapjes së duarve për dy minuta katër herë në ditë mund të ulë presionin e gjakut në mënyrë më efektive sesa ecja ose vrapimi. Kjo është fjala nga studiuesit kanadezë, të cilët zbuluan se strategjia ul presionin e gjakut të pjesëmarrësve me 15 pikë brenda tetë javësh. Njerëzit në studim përdorën ushtrues dore, por për një mundësi edhe më të lehtë, thjesht shtrydhni një top gome, pastaj lëshojeni dhe përsëriteni.
Konsumoni fara
Përzierja e katër lugëve të farës së lirit të bluar në kos ose bollgur bën ka shumë përfitime. Sipas një raporti të botuar në revistën Hypertension, ai gjithashtu mund të ulë presionin e gjakut me 15 pikë. Fred Pescatore, shpjegon: “Acidet yndyrore të gjetura në fara luftojnë presionin e lartë të gjakut duke rritur rrjedhën e gjakut”.
Provoni ekstraktin e farave të rrushit
“Polifenolët në ekstraktin e farave të rrushit i mbajnë arteriet elastike dhe lehtësojnë inflamacionin që mund të çojë në presion të lartë të gjakut”, vëren Dr. Pescatore, i cili këshillon plotësimin me 150 miligram të ekstraktit çdo ditë. Kjo është doza që uli presionin e gjakut me 11 pikë në vetëm katër javë. /Telegrafi/