Site icon Telegrafi

Tri mënyra të thjeshta për të shmangur virusin në shëtitjen tuaj të radhës

Tani me sezonin e gripit afër, është me rëndësishme se kurrë më parë të ruhemi nga coronavirusi.

Nga shmangia e mikrobeve në banjat publike, te siguria kur vizitoni dyqanet, ekspertët ndajnë mënyra të thjeshta për të shmangur virusin COVID-19 kudo që shkoni.

Në banjat publike: Prisni një minutë.

Nëse ishte banja e zënë, prisni 60 sekonda para se të hyni, këshillon Charles P. Gerba, një mikrobiolog në Universitetin e Arizonës. Hulumtimi i ri zbulon se çdo herë që lëshohet uji pa kapak të mbyllur, hedh një tufë pikash mikroskopike – me 40 deri në 60 për qind duke spërkatur deri në tre metra e gjysmë në ajër – ku qëndrojnë për rreth një minutë.

Lexo po ashtu Tri mënyra të thjeshta për të qëndruar të sigurt nga COVID-19 në banjat publike

Në dyqan: Kujdes radhën e blerjeve

Kur shkoni në dyqan ushqimesh, vizitoni zona me “prekje të lartë” – në fund të udhëtimit tuaj. Kjo zvogëlon sasinë e kohës që kaloni në dyqan pasi të jeni në zonat më të prekura para se të ktheheni në shtëpi dhe të lani duart, gjë që, ekspertët bien dakord, është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga çdo virus.

Në restorante: Shfletoni para se të shkoni

Kur shkencëtarët matën nivelet e mikrobeve në restorante, ata përcaktuan pikën kryesore të rrezikut: menytë. Kjo sepse preken nga qindra njerëz dhe pastrohen rrallë, kështu që viruset dhe bakteret ngjiten pranë tyre. Zgjidhja e thjeshtë: “Thjesht lexoni menynë në internet dhe vendosni se çfarë dëshironi para se të dilni nga shtëpia”, përfundon Savage. /Telegrafi/

Exit mobile version