Me siguri që me kanakarin tuaj keni zhvilluar një “gjuhë” specifike komunikimi, por a e dini si tregon që ai ju do?
Të gjithë pronarët dhe adhuruesit e kafshëve së paku një herë në jetë kanë dëshiruar të bisedojnë mirë me qenin e tyre.
Shkencëtarët kanë studiuar sjelljen e qenve dhe kanë arritur në konstatimin që nëse qeni juaj i tregon këto tri shenja të pazakonta, ai në realitet ju dërgon porosinë që ju do, transmeton Telegrafi.
Ju hapet goja në të njëjtën kohë
Studimi ka treguar që edhe qentë hapin gojën kur janë të lodhur dhe kur kanë gjumë. Gjithashtu, ata ndonjëherë dëshirojnë të imitojnë personin e dashur dhe të sillen sikur sillen edhe si ata, gjë që në të njëjtën kohë tregon dashuri të madhe për ju.
Ngritja e vetullave dhe dhënia e shenjave me sy
Vëzhgojeni qenin tuaj. Kurrë nuk do t’i ngre vetullat para ndonjë personi të panjohur, por vetëm atë që është shumë i dashur për të dhe të cilin e do.
Përkëdheljet pas ngrënies
Me humorin e tij pas ngrënies, qeni do t’jua bëjë me dije a i ka pëlqyer ushqimi. Nëse është në humor për përkëdhelje dhe lojë, do të thotë që racioni i ka pëlqyer shumë dhe me përkëdhelje do t’ju tregojë shenjë falënderimi dhe dashurie. /Telegrafi/