Site icon Telegrafi

Tri mënyra që mos të ngjisë tigani, pa përfshirë gjalpin dhe vajin

Florence_Knight 013

Të gatuash mëngjesin para se të shkosh në punë është diçka e bukur, por mund të kthehet në një katastrofë të madhe kur vezët ngjiten në tigan duke të lënë në dorë një enë të vështirë për t’u pastruar ndërkohë që ke shumë gjëra të tjera për të bërë.

“Përdor tiganë që nuk ngjisin!” thonë njerëzit. Ata janë të përkryer që ushqimi të mos ngjisë, por ti nuk e di si duhet t’i mbash këta tiganë. Shumica janë të dëmtuar nga teli i enëve dhe e kanë të gërvishtur shtresën që nuk ngjit.

Megjithatë kur ta mësosh pse ngjiten ushqimet dhe disa këshilla si ta parandalosh këtë, do t’i nxjerrësh vezët në pjatë pa ndonjë vështirësi.

Pse ngjiten ushqimet? Ushqimi hyn në kontakt kimik me tiganin. Për të parandaluar këtë marrëdhënie të grimcave të tyre, duhet pak lubrifikim si vaj ose gjalpë, që të veprojë si ndarës mes tiganit dhe ushqimit. Nëse nuk ekziston ky ndarës, ato do të bashkohen. Përveç kësaj, ja çfarë duhet të bësh tjetër:

1.  Hidhi erëza tiganit. Nëse nuk po përdor një tigan të ri që nuk ngjit, duhet t’i hedhësh erëza. Nuk flitet për kripë dhe piper. Erëzat e tiganit i referohen krijimit të një shtrese mbrojtëse që mund të veprojë si ndarës dhe të ndalojë ushqimin të ngjitet. Është shumë e thjeshtë. Fërko tiganin me vaj vegjetal dhe vendose në furrë në temperaturë 200 gradë për rreth 30 minuta nëse nuk e ka bishtin të veshur me material që shkrin. Përsërite disa herë sa të krijohet një veshje e tiganit.

2. Sigurohu që tigani të jetë i ngrohtë. Ushqimi i gatuar në një tigan të nxehur, të vajosur, do të jetë i mbrojtur nga një shtresë e hollë avulli mes tij dhe tiganit. Avulli i nxehtë krijohet kur uji arrin temperaturën e vlimit, 100 gradë C, kështu që nëse tigani është i ftohtë kur ti hedh vezët, po i kërkon vetë telashet.

3. Thaje ushqimin. Kjo sigurisht nuk mund të ndodhë me vezët, por le të themi që ke nxjerrë ca qofte nga ngrirja një natë më parë. Nëse i than, ka më pak mundësi që të ngjiten. Nëse janë shumë të lagështa, do ketë më shumë ujë për t’u avulluar nga sipërfaqja për të krijuar atë ndarësin e avullit të nxehtë. Kështu që sa më i thatë ushqimi, aq më mirë.

Kur do përvetësosh këto teknika, nuk do jesh e varur nga tigani që nuk ngjit për të përgatitur mëngjesin. Do përgatisësh vezë të skuqura në tigan hekuri, do bësh kotoleta në tiganë çeliku, apo do kthesh krepat në tiganët e çelikut me karbon! /Telegrafi/

Exit mobile version