Site icon Telegrafi

Tri mënyra për të rritur yndyrën ‘e mirë’ në organizëm

Ju ndoshta tashmë e dini që mbajtja nën kontroll e yndyrës ul ndjeshëm rrezikun e një sulmi në zemër ose goditje në tru.

Tani ka edhe më shumë arsye për t’i kushtuar vëmendje yndyrës tuaj: Një raport i ri nga Instituti Scripps zbulon se mund të ulë gjithashtu rrezikun e infektimit me COVID-19!

Autori i studimit Scott B. Hansen, thotë se tani është koha për të rritur nivelet e yndyrës ‘së mirë’ (HDL) dhe për të ulur atë ‘të keq’ (LDL).

Këtu janë pesë mënyra të thjeshta për ta bërë atë

Shfaqje televizive pozitive

Zgjedhja e një shfaqje televizive pozitive çdo natë – mund të prodhojë një ngritje prej 18 për qind të niveleve të gjakut të yndyrës “së mirë”. Bashkë-autori i studimit Erik Stroes, shpjegon se gjëndrat mbi veshkore përdorin yndyrë HDL për të krijuar hormone të stresit, kështu që kur nivelet e stresit bien, më shumë HDL qëndron në rrjedhën tuaj të gjakut, shkruan First For Women.

Ruaje datën!

Shënoni kalendarin tuaj me diçka që prisni – pavarësisht nëse është një botim libri apo një vizitë me familjen – dhe ju do të zvogëloni rrezikun e goditjes në tru me 22 për qind, thonë studiuesit në Universitetin e Miçiganit. Rezulton se planet e lumtura rritin nivelet “e mira” të HDL!

Bëni disa ngritje

Ngritja e peshave të lehta për 20 minuta tre herë në javë mund të rrisë HDL dhe të largoj deri në 36 pikë të kolesterolit LDL, sugjerojnë studimet. “Pak shkon shumë larg”, konfirmon kardiologu Karol Watson.

Ide: Ngrini shishet e ujit gjatë pushimeve me reklama të serialeve. /Telegrafi/

Exit mobile version