Site icon Telegrafi

Tri lagje të Prishtinës sot do të mbesin pa ujë për tetë orë

Foto: Ilustrim

Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit janë tri lagjet e Prishtinës do të mbeten pa ujë.

Kjo për shkak të disa punimeve që do të bëhen në gypin në magjistralen Badoc-Prishtinë.

Kompania e Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se punimet do të fillojnë në ora 10:00-18:00.

“Gjatë ditës së diel [19 dhjetor] do të realizohen punime teknike në gypin magjistral Fi600 milimetra Badoc-Prishtinë. Duke filluar nga ora 10:00-18:00, pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë. Në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt, deri në shpëlarjen e linjës. Po ashtu, ne po e saktësojmë kohën e realizimit përfundimtar të punimeve, por në moment që gypi funksionalizohet merr pak kohë derisa të vjen në krojet tuaja, për shkak të gjatësisë së linjës dhe mbushjes së rezervuarëve të konsumatorëve individual, të cilët ne nuk i menaxhojmë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version