Site icon Telegrafi

Tri komuna në Maqedoni do të udhëhiqen nga gratë

Shumica e komunave në Maqedoni në zgjedhjet e djeshme për pushtetin lokal, u bënë me udhëheqës të ri. Nga gjithsej 81 komuna, 45 prej tyre u mbyllën në rrethin e parë, në 35 tjera do të votohet edhe një herë, ndërsa në Bashkinë e Shkupit akoma nuk ka përfunduar numërimi i votave, ku pritet që edhe kjo komunë të mbyllet në rrethin e parë.

Komunat në të cilat që në rrethin e parë u vendos fituesi, edhe atë femër janë Komuna e Haraçinës, Manastirit dhe Makedonska Kamenicës. Që të tre këto komuna do të udhëhiqen nga kandidatet e LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komunën e Haraçinës do ta drejtojë Milikije Halimi, të Manstirit Natasha Petrovska dhe në Makedonski Kamenicë do të udhëheqë Sonja Stamenkova.

Vlen të theksohet se Teuta Arifi nga BDI do të garojë në balotazh për Komunën e Tetovës, e cila kundërkandidat do të ketë Bilall Kasamin nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Exit mobile version