Telegrafi

Bahtiri, Jashari dhe Tahiri kundër emërimit të anëtarëve të bordit të Ujësjellësit “Mitrovica”

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për mospajtimin e tyre lidhur me emërimin e Bordit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”.

Përmes kësaj letre, ata thonë se emërimi i këtij bordi do të thotë politizim i Kompanisë së Ujësjellësit “Mitrovica”.

“Politizimi i bordit të KRU “Mitrovica” sh.a, e humb profesionalizimin e kësaj kompanie dhe e dëmton qytetarin e komunave tona sepse ky bord e bënë të paaftë këtë kompani për të ofruar shërbime cilësore të furnizimit me ujë për qytetarët e Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë”, thuhet në letrën e tyre.

Ata kanë kërkuar që Qeveria të anulojë vendimin për emërimin e anëtarëve të bordit të kësaj Kompanie, si dhe të krijojë mundësi që bordi të jetë profesional dhe jo politik.

i këtij vendimi dhe hapja e një gare të mirëfilltë, ku pjesë e saj do të ishin ekspertet më të devotshëm të fushës, do t’ia kthente dinjitetin kësaj kompanie dhe shpresën e qytetarëve se mund të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë në ditë”, thuhet ndër të tjera.

Në të kundërtën, ata paralajmërojnë se do ndërprenë çdo bashkëpunim me KRU “Mitrovica”.