Site icon Telegrafi

Tri klubet të njohura pas Milik, polaku pritet të vendos të ardhmen

(Foto: Getty Images/Guliver)

Pritet të ketë një luftë ofertash mes Juventusit, Atletico Madridit dhe Tottenhamit për sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik.

Drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli ka deklaruar se sulmuesi ose do të pajtohet me një kontratë të re ose do të vihet në treg këtë verë, pasi marrëveshja e tij mbyllet në qershor 2021.

Juve kishin kohë që ishin pretendentë për nënshkrimin e polakut, por ishin largu nga çmimi i kërkuar prej 50 milion eurosh.

Tani gazeta spanjolle AS shkruan se Atletico Madrid është futur në garë, ku po përpiqet të përfshijë Diego Costas si pjesë e një shkëmbimi.

Sky Sport Italia në anën tjetër insiston se Tottenham janë pretendentë kryesor për Milik, i cili ka shënuar 13 gola në 25 ndeshje këtë sezon.

Të gjithë këto klube i kanë ofruar polakut 5 milionë euro në vit.

Është përmendur edhe Arsenali dhe Manchester United, por Spurs do të ishte opsioni më i mundshëm për të në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version