Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka garantuar një seri kërkesash nga Zinedine Zidane për ta siguruar rikthimin e tij.
Legjenda franceze shënoi një rikthim befasues në Santiago Bernabeu të hënën, pas shkarkimit të Santiago Solarit.
AS bën të ditur se klubi e ka pasur të vështirë ta bindë 46-vjeçarin për t’u rikthyer, prandaj Perez ka garantuar që t’ia plotësojë disa kushtet.
Përforcimi i skuadrës
Zidane ka kërkuar që gjatë verës të përforcohet ekipi dhe ndër tjerash, të transferohen tre emra të mëdhenj. Kylian Mbappe, Eden Hazard dhe Sadio Mane janë të parët në listën e kërkesave.
Shtim i autoritetit
Perez është pajtuar që t’i japë fuqi francezit në lidhje me çështjet e skuadrës. Asnjë vendim për blerjet dhe largimet nuk do të ndodhë pa miratimin e Zidane, ndërsa ai pret mbështetjen e bordit për vendimet e tij.
Rritje e pagës
Po ashtu, Zidane ka kërkuar rritje të pagës, në mënyrë që të vlerësohet rëndësia e tij në klub. Kontrata e tij e re e përafron me përfitimet e trajnerëve, si Pep Guardiola dhe Diego Simeone. /Telegrafi/