Telegrafi

Tri kërkesat e Mbappes ndaj PSG-s për ta rinovuar kontratën

Kylian Mbappe (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kylian Mbappe ka disa kërkesa për të qëndruar te Paris Saint-Germaini dhe për ta rinovuar kontratën e tij.

Sipas Marca, sulmuesi francez është duke u lidhur me një kalim te Real Madridi, pasi ditë më parë ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me kampionin e Ligue 1. 20-vjeçari është duke e kërkuar kalimin në këtë verë te Los Blancos, mirëpo skuadra franceze po e refuzon shitjen e tij.

Neymar dhe Kylian Mbappe (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Mediumi spanjoll raporton se Mbappe i ka kërkuar PSG-së disa transferime të mëdha në mënyrë që të mund të konkurrojnë në sezonin e ri për Ligën e Kampionëve.

Kërkesa e dytë e francezit është edhe qëndrimi i Neymarit në Parkun e Princave, pasi ky i fundit po e dëshiron rikthimin te Barcelona.

Francezi po ashtu ka kërkuar ndryshim të pozicionit të tij në skuadër, duke kërkuar kështu që të luajë më shumë si sulmues qendror, në mënyrë që ta fitojë Topin e Artë.

Vështirë të mendohet se këto kushte mund të plotësohen nga parisienët, derisa braziliani e kërkon rikthimin në Camp Nou. /Telegrafi/