Telegrafi

Tri javët e ardhshme vendimtare për Balotellin

Sulmuesi italian po kërkohet nga Milani për afatin kalimtar të janarit dhe Rossonerët mund ta huazojnë atë, sepse nuk janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë funte, sa po kërkon klubi i tij.

Kontrata e 22-vjeçarit skadon në vitin 2014, ndërsa City nuk do t‘i ofrojë kontratë tjetër nëse vazhdon në këtë mënyrë, ndërkohë që drejtori sportiv Txiki Begiristain dhe trajneri Roberto Mancini, po mendojnë që të lirojnë vend për sulmuesin e Atletico Madridit, Radamel Falcao dhe mesfushorin ofensiv të Malagas, Isco.

Në tri javët e ardhshme futbollisti kontrovers duhet ta ndryshojë qëndrimin dhe lojën e tij, nëse dëshiron të mbetet në Etihad Stadium. /Telegrafi/