Site icon Telegrafi

Tri javë deri te zgjedhjet presidenciale në SHBA: Biden rrit epërsinë, derisa Trump mund të humb edhe votuesit e vjetër

Zgjedhjet presidenciale janë duke hyrë në fazën e fundit, kurse kandidati nga radhët e Demokratëve, Joseph Biden, është duke prirë ndaj presidentit aktual të SHBA-ve, Donald Trump, duke arritur në 17 pikë, thuhet në sondazhin e Opinium Research.

Siç raporton The Guardian, sipas rezultateve të fundit, 57 për qind e votuesve në listën e votimit do të rrumbullakosin emrin e Bidenit, derisa për Trumpin 40 përqind e amerikanëve, transmeton Telegrafi.

Që nga shtatori Biden ka fituar edhe katër pikë nga votuesit që më herët ishin deklaruar si të pavendosur.

Përveç kësaj, anketat kanë treguar se dy nga tre ish-votues të Trumpit (që kanë votuar për të në vitin 2016, por që nuk do ta bëjnë këtë vit) kanë vendosur ta përkrahin Bidenin, për faktin se Trump ka menaxhuar keq me krizën e pandemisë së coronavirusit.

Hulumtimet zbulojnë se madje 47 përqind e ish-votuesve të Trumpit, kanë hequr dorë nga ai sepse nuk janë të kënaqur me sjelljet dhe deklaratat e tij.

Kujtojmë që pas tri javëve do të mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA – më saktësisht më 3 nëntor 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version