Site icon Telegrafi

Me tri humbje në tri ndeshje, femrat e Hajvalisë eliminohen nga Liga e Kampionëve

Hajvalia e ka përfunduar aventurën evropiane me humbje të thellë nga Sportingu i Lisbonës me rezultat 4:1.

Ky ishte takimi i fundit i Hajvalisë në Ligën e Kampionëve për këtë vit, ku në tri duele ka pësuar tri humbje me golëdallim 1-7.

Madje, golin e vetëm për vashat e Hajvalisë e ka shënuar pikërisht sot Blerta Shala.

Vashat prishtinase sot pranuan edhe një karton të kuq.

Zylfije Bajramaj u ndëshkua në kohën shtesë me kartonin e dytë të verdhë.

Nga ky grup tutje kaloi Shymkent i Kazakistanit me tri fitore. Sportingu e mbylli i dyti me 6 pikë, ndërsa MTK Hungaria e treta me 3 pikë./Telegrafi/

Exit mobile version