Një përleshje gjithëpërfshirëse që shpërtheu midis tri grave – me sa duket në një strehë studentore jashtë kampusit në qendër të qytetit në Atlanta shkaktoi shpërthimin e një tubi dhe rezultoi që kompleksi nëntëkatësh të përmbytet javën e kaluar.
Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë një dëshmitar okular ai që regjistroi një seri pamjesh në celular duke kapur përleshje të shumta të dhunshme dhe pasojat e tyre.
Gratë thuhet se erdhën deri te përleshja në orët e para të mëngjesit të së premtes pas festimeve të Halloween në The Mix, një kompleks apartamentesh të vendosur në Piedmont dhe John Wesley Dobbs Avenue, që është shtëpia e studentëve të Universitetit Shtetëror të Georgias dhe të diplomuarve të fundit.
Sipas policisë, 19-vjeçarja Tamia Robinson u përlesh me dy gra në katin e nëntë të kompleksit menjëherë pas orës 4 të mëngjesit, raportoi Atlanta Journal Constitution.
Pamjet e kapura tregojnë Robinson, duke hedhur grushte tek një grua me të verdhë. Më pas bashkohet një grua e tretë me brirë djalli të kuq.
Studentja e shtetit të Georgias, Angel Onyori i tha WSB-TV se ata ishin dëshmitarë të luftës e cila filloi për një burrë.
Kur rojet e sigurisë iu përgjigjën skenës së grindjes, Robinson u bë ‘luftarake’ me ta.
Gjatë përleshjeve që pasuan, shpërtheu një tub, duke nxjerrë ujë që përfundimisht “përmbytën” ndërtesën.
Uji përmbyti ndërtesën poshtë në holl, duke shkaktuar evakuim. /Telegrafi/