Policia e Kosovës në tri raste të ndara ka njoftuar për dhunë në familje.
Në Gjilan është arrestuar një person pasinë i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një të dyshuar në Gjakovë, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshortes të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje “, thuhet në raportin e 20 orësh të policisë së Kosovës.
Në po të njëjtën ditë, një femër nga Vushtrria është dërguar në QKUK.