Telegrafi

Tri gota qumësht në ditë mund të shmangin çrregullimet e trurit

Studiuesit thanë se një antioksidans i cili gjendet në qumësht me emrin glutaljon ndihmon në mbrojtjen e qelizave të trurit. Qumshti krahas kësaj vetie ndihmon edhe në mbrojtjen ndaj sëmundjeve Alzheimer dhe Parkinson.

Antioksidani në fjalë ndihmon uljen e dëmeve që radikalet e lira i japin qelizave të trurit. Dr Debra Sullivan u shpreh se: "Mendonim se qumshti ishte një produkt që ndihmonte në zhvillimin e kockave dhe muskujve, por përfundimet e kërkimit treguan që ai ndikon pozitivisht edhe ndaj trurit"

Studiuesit për të arritur në këto përfundime, sipas AA, kanë bërë disa prova tek disa të rritur duke vërejtur trurin dhe mënyrën e të ushqyerit, transmeton Koha.net. Tek personat të cilët pinin rreth tre gota qumësht në ditë u vërejt një sasi më e madhe antioksidani të titulluar si glutaljon.

Përfundimet e kërkimit shkencorë u publikuan në revistën "American Journal of Clinical Nutrition". /Telegrafi/