Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Cadiz me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 14-të të La Ligas.
Mbretërit e nisën shumë mirë ndeshjen, duke shënuar që në rastin e parë.
Zhvillohej minutën e 14-të, kur Rodrygo hapi ndeshjen me një gol nga afërsia pasi dribloi disa lojtarë.
RODRYGO WHAT A GOAL! 🤯 https://t.co/9kePSX27r0
— TC (@totalcristiano) November 26, 2023
Edhe pjesa e dytë nisi shumë mirë për Real Madridin, kur në minutën e 64-të, Rodrygo sërish shënoi, kësaj radhe pa asistimit të Luka Modric.
RODRYGO WHAT A GOAL!! 🤯 https://t.co/n5UsNvncr4
— TC (@totalcristiano) November 26, 2023
Braziliani asistoi në minutën e 74-të për Jude Bellingham i cili shënoi për 3-0.
JUDE BELLINGHAM SCORES! 🤩 https://t.co/2nrxVrRF8Y
— TC (@totalcristiano) November 26, 2023
Një fitore e lehtë e Real Madridit që e dërgon në vendin e parë me 35 pikë, një më shumë se Girona, që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/