Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Manchester Cityt dhe Liverpoolit, në derbin që po luhet në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë mes dy skuadrave përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të Citizens, derisa u pa një futboll tejet i bukur dhe i rrjedhshëm nga të dyja anët.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Kevin de Bruyne pranoi një asistim nga Bernardo Silva, për të shënuar për 1-0.
BANG!
Oh what a goal by Kevin De Bruyne 🔵#MCILIV | #MCFC
https://t.co/JpUQR0rewI— Footy Zone (@footyzoneonline) April 10, 2022
Por,Citizens nuk u gëzuan edhe shumë, pasi Diogo Jota (13′), me një asistim të Trent Alexander-Arnold, i barazoi shifrat në 1-1.
Goal Diogo Jota. Umpan Brilian dari TAA 🔥https://t.co/Ihy5lD3MEv
— Betakopites (@BetaKopites) April 10, 2022
De Bruyne pati një mundësi tjetër të artë në minutën e 30-të, por kësaj here nuk arriti ta fuste topin në rrjetë.
https://twitter.com/Kazwmay/status/1513187110139875331
Derisa po përfundonte pjesa e parë, Gabriel Jesus e riktheu epërsinë kampionit në fuqi, me një gol brilant në minutën e 37-të.
Në 45 minutat e dytë pritet që të ketë së paku një gol, duke parë angazhimin e madh nga të dyja ekipet. /Telegrafi/