Telegrafi

Tri gjërat që ndoshta i keni humbur në fitoren 2-0 të Real Madridi ndaj Alavesit

Real Madridi është shumë afër të fitojë titullin e La Ligës për edicionin 2019/20, sidomos pas fitores 2-0 ndaj Alavesit.

Skuadra e Zinedine Zidanes fitoi me golat e Karim Benzemas dhe Marco Asensios, duke qenë vetëm dy fitore larg titullit të 34-të të tyre në histori të ligës spanjolle.

Sulmuesi francez arriti të shënonte nga penalltia në minutën e 11-të, ndeshja e tretë me radhë që madrilenët fitojnë penallti.

https://twitter.com/JMFR84/status/1281684882507411457?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1281684882507411457%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1581783-real-madrid-20-alaves-three-things-you-may-have-missed

Sergio Ramos do të ishte gjuajtësi i penalltisë, mirëpo ai ishte i suspenduar dhe po e shikonte takimin nga ulëset e stadiumit “Alfredo di Stefano”.

https://twitter.com/IAmSaquon/status/1281703543230144512?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1281703543230144512%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1581783-real-madrid-20-alaves-three-things-you-may-have-missed

Reagimi i tij në momentin kur u dha penallti u kap nga kamerat. Një gjë tjetër që u pa në atë moment, ishte edhe reagimi i Casemiros kur mesfushori nga mesi i fushës e ktheu shpinën mbrapa që të mos e shikonte ekzekutimit e penalltisë nga Benzema.

Ferland Mendy u shpall lojtari i ndeshjes, derisa tifozët e Real Madridi e kanë pëlqyer luftimin për top nga ana e mbrojtësit kur ishte në duel me Borja Sainz.

https://streamable.com/0d85ck

Në anën tjetër, Thibaut Courtois u bë portieri i par që arrin të mbajë portën e paprekur për 18 ndeshje në çdo sezon të La Ligës që nga viti 1988.

Ndeshjet e radhës së klubit nga kryeqyteti spanjoll do të jenë ndaj, Granada, Villarealit dhe Leganes, ndërsa kanë nevoje vetëm edhe për dy fitore që të marrin titullin në duar. /Telegrafi/

https://twitter.com/FootballPundi18/status/1281824903713325056?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1281824903713325056%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1581783-real-madrid-20-alaves-three-things-you-may-have-missed