Intervista e punës është proces ku edhe kandidatja më serioze dhe më e mirë rrezikon ta humbë pozitën nëse i thotë gjërat e gabuara
Sidoqoftë, sipas ekspertëve janë vetëm tri gjëra që duhet t’i shmangni kur synoni t’iu lini përshtypje të mirë punëdhënësve, transmeton Telegrafi.
1: Asnjëherë mos e listoni ‘perfeksionizmin’ si dobësia juaj më e madhe
Sipas ekspertëve, ka kaluar koha kur njerëzit i listonin gjërat e mira si gjërat e këqija – në këtë rast perfeksionimin.
Tani ekspertët rekomandojnë të bëheni të sinqertë dhe t’i tregoni dobësitë e vërteta, në vend se t’i ikni përgjigjes.
2: Mos e qeshni punëdhënësin aktual
Ekspertët gjithashtu thonë se nuk është mirë të ankoheni për ish- punëdhënësin apo punëdhënësin aktual, sepse vetëm sa krijoni përshtypje të gabuar.
3: Thoni atyre se jeni duke kërkuar punë edhe në vende tjera
Gabimi më i madh është t’iu thoni intervistuesve se nuk jeni duke kërkuar punë në vende tjera.
Kjo është gabim sepse në sytë e tyre dilni si gënjeshtar ose dembel në rast se keni zgjedhur t’i përjashtoni kompanitë tjera. /Telegrafi/