Telegrafi

Tri gjërat e sinqerta që secila adoleshente duhet t’i dëgjojë nga nëna

Sipas hulumtimeve, lidhja mes nënës dhe vajzës është më e forta nga të gjitha.

Në fakt, kur është fjala për vajzën e saj, nëna është e aftë ta lexojë edhe mendjen e saj, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, gjatë viteve të adoleshencës, vajzat fillojnë të kërkojë pavarësi dhe ta largojnë nënën.

Gjatë kësaj faze, është shumë e rëndësishme që nëna të jetë shumë e sinqertë me fëmijën.

Më poshtë i keni disa gjëra të cilat secila nënë duhet t’ia thotë vajzës gjatë viteve të adoleshencës.

“Përrallat janë gënjeshtra”

Filmat e adoleshencës që i shikoni dhe novelat romantike që i lexoni, të gjitha janë gënjeshtra.

Në asnjë fazë të jetës nuk do ta takoni mashkullin e mrekullueshëm aksidentalisht në autobus, të bini në dashuri, të bëni fëmijë dhe të jetoni gjithmonë të lumtur.

Bota është e egër dhe asgjë nuk është vetvetiu e përsosur, por ju vet duhet ta krijoni definicionin e përsosmërisë.

Do të ballafaqoheni me thyerje të zemrës, me shok/shoqe që do të largohen nga ju dhe me gjëra që do të zhduken.

“Nuk dua asgjë nga ju”

Nuk po të kërkoj ta bësh karrierën dhe shëndetin prioritet sepse dua diçka nga ti. Kur të kam sjell në botë, ky ka qenë vendimi im dhe nuk më ke borxh asgjë. Je e lirë të bësh çfarë të duash, por mbaje mend se të gjitha gjërat kanë pasoja.

“Mos i beso askujt, madje as mua”

Se nëna gjithmonë i din gjërat më së miri, kjo nuk është e vërtetë. Nëna është person ndryshe dhe perspektiva e nënës dhe vajzës mund të mos përshtatet gjithmonë.

Vajzës duhet t’i tregojë nëna të mos ndikohet nga njerëzit në asnjë mënyrë, por se duhet t’i besojë vetes. /Telegrafi/

 

Burimi: Bright Side