Football Italia ishte ndër mediat e akredituara për seancën stërvitore të Italisë në Iserlohn, kështu që kanë sjell tri gjërat që kanë parë në bazën stërvitore të Azzurrit.
Italia vazhdoi përgatitjet për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër Spanjës me një seancë stërvitore të hënën, më 17 qershor.
15 minutat e hapjes ishin të hapura për mediat, kështu që këtu janë tri gjërat që kanë vënë re.
1. Portierët
Gigio Donnarumma, Alex Meret dhe Guglielmo Vicario u ngrohën veçmas nga lojtarët e fushës që punonin me një trajner portierësh. Në një moment, trajneri Luciano Spalletti iu afrua grupit për të parë nga afër ngrohjen e tyre, por nuk tha asnjë fjalë. Më vonë, Vicario dhe Meret iu bashkuan pjesës tjetër të skuadrës për mbajtjen e topit dhe stërvitjet me presion, ndërsa Gigio vazhdoi stërvitjen me trajnerin e portierëve.
2. Barella
Lojtarët e Italisë praktikuan posedimin e topit në një fushë të reduktuar ku ylli i Interit, Nicolo Barella ishte i vetmi që mbante një shirit portokalli. 27-vjeçari ishte i vetmi lojtar që mund të merrte pasime nga ndonjë futbollist i dy skuadrave. Spalletti mund të mbështetet në një skuadër të plotë për seancën stërvitore të sotme.
3. Fratesi
Para fillimit të seancës stërvitore, një tjetër mesfushor i Interit, Davide Frattesi, foli me një anëtar të stafit të Luciano Spallettit, i cili dukej se tregonte se cilat zona të fushës duhet të mbulonte mesfushori. Frattesi mbajti një konferencë shtypi më herët sot duke thënë se Spalletti dëshiron që ai të shkojë më thellë për të marrë topin dhe të lëvizë në ndonjë nga dy krahët për të ‘dalur nga presioni’ në mes të fushës. /Telegrafi/