Në një periudhë a një tjetër, çdo lidhje do të “vuajë” një fazë mërzie, sherresh të përsëritura apo debatesh
Të tre këto sinjale janë kërcënimet kryesore që tregojnë se diçka ka nevojë për t’u ndryshuar në lidhjen tuaj.
Nëse nuk i kushtoni rëndësi, mund të çojnë drejt ndarjes dhe rikuperimi do të jetë edhe më i vështirë, shkruan Psychology Today.
1. Mërzia
Shumica e njerëzve nuk duan të lëndohen. Nga ana tjetër, të jesh në një lidhje intime të gjatë ka rreziqet e saj. Në çdo marrëdhënie ekziston rreziku i lëndimit, braktisjes, keqtrajtimit emocional apo edhe i neglizhencës.
Një nga mënyrat që përdorim për të mbrojtur veten nga lëndimi është duke mos shprehur anën tonë më të butë dhe atë më njerëzoren. Ne i shmangemi temave të nxehta sepse kjo mund të rrisë tensionin në lidhje, por harrojmë që duke mos e bërë e lëmë raportin në nivel sipërfaqësor dhe rrjedhimisht kjo shkakton rutinë të mërzitshme. Sepse mungon dinamizmi, tensioni dhe intensiteti.
Ç’mund të bëni për këtë? E vetmja mënyrë për të mbajtur pasionin gjallë është të thoni të vërtetën.
2. Sherret e përsëritura që s’bëhen kurrë në formën e duhur
Të gjithë çiftet zihen. Disa dinë ta bëjnë këtë më mirë se të tjerët. Ndryshe nga çiftet që vuajnë prej mërzisë dhe rutinës, çiftet konfliktuale nuk ndalojnë me zënkat dhe argumentet. Problemi është se çdo debat i tyre përfundon në gjuhë të dhunshme, tone të larta dhe hera herës në ofendime.
Kur kjo ndodh partneri ose partnerët ndihen pa shpresë dhe të ngecur. Shtëpia duket si shesh lufte dhe e gjithë energjia që mund të shpenzohej për frymë bashkëpunimi dhe dashuri harxhohet në debate. Nëse nuk merren masa është thjesht çështje kohe që secili nga partnerët të kërkojë ngushëllim jashtë lidhjes.
3. Palët e treta dhe shkaqet e jashtme
Ka gjithmonë shkaqe që vijnë nga jashtë dhe kërcënojnë një lidhje. Kjo përgjithësisht është pasojë e mërzisë afatgjatë në çift dhe zënkave të vazhdueshme, citon Anabel.
Shkaku i jashtëm më problematik është tradhtia, por mund të jetë dhe një hobi që kthehet në fiksim për një nga partnerët vetëm për të “shpëtuar” nga lidhja që po jetojnë. /Telegrafi/