Site icon Telegrafi

Tri fshatra të Prishtinës nesër do të mbesin pa ujë të pijshëm

Fshatrat Prugovc, Lebanë dhe Besi të shtunën do të mbesin pa ujë të pijshëm nga ora 10:00 deri në 15:00.

Kështu është bërë e ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është vazhdimi i punimeve të planifikuara teknike, konkretisht Ndërtimi i Pusetës Zonale për atë pjesë.

“Ua kujtojmë se, çfarëdo investimi/intervenimi në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit realizohet për shërbime gjithnjë e më cilësore për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit”, thuhet në komunikatën për media./Telegrafi/

Exit mobile version