Ashtu siç i sjell pranvera qetësinë dhe shkujdesjen, po ashtu ndodh edhe me frizurat, të cilat patjetër duhet të duken të tilla sikur nuk jemi angazhuar fare për t’i rregulluar.
Sa i përket gjatësisë, akoma mbizotëron frizura bob, pak më të shkurtra apo më të gjata, varet nga dëshirat, por dominojnë flokët e gjatë. Sa u përket ngjyrave, preferohet të duken flokët natyrale, transmeton Telegrafi.
Në trend janë edhe flokët krejtësisht të bardha, të thinjura pastaj të hirta dhe ngjyrë e trëndafiltë e errët.
Krahas bobit klasik, këtë pranverë hiti më i madh do të jetë bobi gjysmë të çrregullta’, nuancash natyrale me kaçurrela të shpeshta, të qethura shkallë-shkallë në mënyrë që të krijohet volumi dhe të duket frizura më e parënduar.
Frizura tjetër hit e pranverës janë flokët e shndritshme deri në kufijtë e fundit, me gjatësi bobi të gjatë të qethur në linja të rrafshëta.
Te ngjyrat dhe frizurat e tilla është me rëndësi që gjithmonë flokët duhet të jenë të thara me tharëse flokësh, ndryshe do të dukeshin të parregullta dhe të pashëndetshme.
Kjo pranverë nuk do të kalojë as pa gërshetat ultrapopullore, madje në të gjitha format.
Nga dy gërsheta nga të gjitha anët deri te ato të thurura përreth kokës, ndërkaq do të bartet madje edhe vetëm një gërshet i thjeshtë.
Megjithatë, do të zërë vend të rëndësishëm versioni i frizurës me dy gërsheta, sepse ato duken bukur te të gjitha flokët.
Nëse flokët i keni të shkurtër, mund ta “mashtroni” pak dhe në gërshet të fusni një shtojcë të vogël flokësh në mënyrë që të fitoni gjatësinë të cilën e dëshironi dhe do të keni frizurën e përsosur pranverore.
/Telegrafi/