Arsenalin e pret një ndeshje e vështirë gjatë xhiros së 26 të Ligës Premier.
Londinezët para shikuesve të vetë do të presin skuadrën e fortë të Evertonit, e cila ka hy në një seri të fitoreve.
Pierre-Emerick Aubameyang tashmë ka nisur të ambientohet me skuadrën e re të Gunnersave dhe pritet të debutojë gjatë ndeshjes së ardhshme.
Mediat britanike tashmë kanë hartuar tre formacione të ndryshme, ku përfshihet edhe ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit, Aubameyang.
Në dy prej rasteve lojtari shihet të jetë si sulmues i vetëm i londinezëve ndërsa njëherë shihet se do të luajë përkrah Alexandre Lacazettes.
Mbetet të shihet se si do të rreshtohet skuadra e Arsene Wenger, e cila zë pozitën e gjashtë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze.
Kujtojmë se në takimin e fundit Arsenali u poshtërua, duke humbur 3-1 kundër Swansea Cityt në stadiumin Liberty. /Telegrafi/
Formacioni 4-2-3-1
Formacioni 3-4-2-1
Formacioni 4-2-2-2