Me vëllim të shtuar, sa më e shprishur dhe flokë të thyera butë është imperativi, gjë që do t’i kënaqë shumë dama të cilat janë duke kërkuar mënyrën më të thjeshtë të freskimit të dukjes së tyre.
Natyrisht, kini parasysh që flokët e shëndetshme dhe të shkëlqyera janë parakusht, andaj kujdesuni për shëndetin e tyre, në mënyrë që me këto frizura të dukeni tip-top.
Në vazhdim shikoni stilet e ndryshme të cilat do të barten gjatë muajve në vijim, transmeton Telegrafi.
Të rritur “messy lob”
Me flokët të cilat ju bien deri në supe dhe me balluke të cilat janë aq të gjata sa që të mund t’i ndani në mes të kokës, ky lob i pazakonshëm duket nga pak i çrregullt, i egër dhe i guximshëm, të cilin po e praktikojnë shumë dama të famshme.
Flokë shumë të gjatë
Dhe derisa të mos jeni adhuruese të ekstensionit, shumica e damave të famshme siç janë Rihana dhe Jourdan Dunn, kanë provuar të ndjekin këtë trend të cilin Cher i ka bartur në vitet shtatëdhjetë.
Tallazet e thyera suptile
Tallazet e dikurshme nga plazhi, do t’i zëvendësojnë tallazet e thyera në mënyrë suptile, të cilat i bëni me ndihmën e krehrit dhe duhet t’i shtrëngoni kaçurrelat. Këshilla jonë është që vetëm skajet të mos i mbështillni, në mënyrë që tallazet të duken sa më suptile. /Telegrafi/