Telegrafi

Tri familje skamnore në Deçan jetojnë pa ushqim të mjaftueshëm (Video)

Tri familje në Deçan jetojnë në kushte të mjerueshme në baraka.

Anëtarët e këtyre familjeve thonë se jeta është shumë e vështirë pa ushqim e veshmbathje.

Apo po kërkojnë ndihmën e qytetarëve që t’u sigurohet kulm mbi kokë.

Safete Beqiraj thotë për RTV Dukagjinin se shpesh e kalon ditën pa ngrënë dhe në mungesë të ushqyerjes alivanoset.

“Na kanë pru ndihma ushqimore dhe rroba për fëmijë, na kanë thënë se nëse dikush u ndihmon për ndërtimin e një shtëpie edhe ne jemi të gatshëm me kontribu. Pa ndihmën e Kryetarit ne s’mundemi më bë asgjë. Ne nuk po kërkojmë shtëpi të madhe, por vetëm një dhomë me këta dy fëmijë ku me shti kokën, se kjo barakë na mbyti”, ka rrëfyer banorja e barakës Safete Beqiraj, përcjell Telegrafi.

Në kushte të vështira jetojnë edhe tri familje tjera në këtë kamp.

Muhamet Hoxha ka thënë se as kulm mbi kokë nuk kanë dhe prej 9 vitesh mbijetojnë në këtë barakë.

“Një shi me ra brenda na futet, gjarpërinj po ka shumë tash verës, qenë shumë po ka. Dimrit kur po bjerë borë, as rrugët nuk po qelën, kushtet këtu janë katastrofë”, ka thënë banori tjetër i barakave Muhamet Hoxha.

Në anët tjetër Ibrahim Selmanaj, nga Komuna e Deçanit ka thënë se do të mundohen të u bëjnë zgjidhje këtyre familjeve.

“Me mundësitë tona buxhetore dhe ligjore, do të u bëjmë zgjidhjen e përkohshme këtyre familjeve në Baballoq. Ato familje do të zhvendosen nga ky kamp shumë shpejt”, ka deklaruar më tej drejtori Ibrahim Selmanaj./Telegrafi/