Ndonëse mesatarisht një person i sheh katër deri në gjashtë ëndrra brenda një nate, shumica prej tyre harrohen derisa zgjoheni nga gjumi.
Megjithatë, kur ditët marrin me temperatura të larta, nxehtësia mund të ndikojë që të mos flemë aq thellë sa flemë zakonisht, që nënkupton se jemi më të prirë t’i mbajmë mend ëndrrat, transmeton Telegrafi.
Ndër tjerash, ekspertët bëjnë të ditur se janë disa ëndrra të cilat njerëzit i shohin më shpesh gjatë stinës së verës.
Më poshtë i keni këto ëndrra dhe kuptimin e tyre:
Nëse shihni ëndërr duke ju ndjekur dikush
Kjo është ëndërr e zakonshme ankthi. Fillimisht duhet të mbani mend kush ose çka është duke ju ndjekur dhe kështu do ta kuptoni më mirë se për çfarë brengoseni.
Gjithashtu konsiderojeni distancën mes teje dhe asaj se çfarë është duke ju ndjekur. Nëse ndjekësi është afër atëherë jeni duke u ndjerë të tronditur nga ndonjë situatë, ndërkaq nëse ndjekësi është në distancë të largët kjo sugjeron se do t’i mposhtni me lehtësi problemet e tanishme.
Nëse shihni në ëndërr që jeni duke fluturuar
Kjo lloj ëndrre pasqyron vetëbesim të madh dhe një gjendje të lumtur të mendjes.
Sidoqoftë, nëse gjatë fluturimit hasni në pengesa të ndryshme në ajër, atëherë kjo simbolizon se keni pengesa në jetë reale të cilat ju parandalojnë të lëvizni para.
Nëse shihni në ëndërr se jeni duke vdekur
Nëse shihni në ëndërr se jeni duke vdekur, kjo nënkupton se gjendeni në një situatë të keqe në jetën tuaj, qoftë në një lidhje toksike apo diçka tjetër.
Thënë më thjesht, nëse shihni një ëndërr të tillë, kjo do t’ju shërbejë si mënyrë për të reflektuar dhe për të bërë diçka për këtë gjë.
Megjithatë, nëse shihni në ëndërr se keni vdekur, kjo është gjë pozitive sepse simbolizon transformim dhe fillim të ri.
Kjo ëndërr sugjeron një periudhë ndryshimi, qoftë një punë të re, lidhje apo një shpërngulje nga shtëpia. /Telegrafi/