Telegrafi

Kollçaku thotë se kundërshtimet e opozitës lidhur me menaxhimin e pandemisë janë me tendencë politike

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka thënë se kundërshtimet e opozitës lidhur me menaxhimin e pandemisë me COVID-19 janë me tendencë politike.

Kollçaku derisa i ka reaguar deputetit të LDK-së, Armend Zemaj për fjalimin e tij, ka thënë se ata që sot po kritikojnë kur ishin në pushtet nuk ishin të interesuar për shëndetin publik por sipas saj vetëm për përfitime politike.

“Nëse i shtrëngon masat pse i shtrënguat, nëse i liron po ju jeni fajtor tash për numrin e rasteve, këta janë të pakënaqur dhe çfarë tregon kjo, tregon një tendencë politike…”, tha ajo.

Deputetja tha se opozita ka qëllime politike e jo ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Kollçaku nga LVV-ja gjatë fjalimit në Kuvend e përmendi edhe çështjen e rrëzimit të Qeverisë Kurti 1, duke thënë se në kohë pandemie e rrëzoi Qeverinë, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Deputetja tha po ashtu se nuk guxojnë të lejojnë që institucionet shëndetësoren në shpërndarës të virusit.

Kollçaku theksoi se duhet të ngritën kapacitet parandaluese.

Deputetja ka folur edhe rreth masave si dhe kërkesës për tri doza të vaksinës.

Ajo tha se kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është si kriter lehtësues, ndërsa nëse kanë vetëm dy doza atëherë për hyrjen në Kosovë, duhet edhe testi PCR. /Telegrafi/