Të paktën shtatë persona, duke përfshirë dy fëmijë, janë vrarë në Cetinje të Malit të Zi ndërsa policia është në kërkim të dyshuarit, Aco Martinoviq.
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka deklaruar se është i tronditur dhe i prekur nga tragjedia që ka mbuluar Cetinjen.
“Në vend të kremtimit të festave, në të gjithë Malin e Zi është shtrirë trishtimi për shkak të humbjes së jetëve të pafajshme. Jam i tronditur dhe i prekur nga kjo tragjedi që ka mbuluar në Cetinjen tonë. Familjeve dhe miqve të viktimave u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi dhe shpresojmë për shërimin e të plagosurve. Mendimet tona sonte janë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me qytetarët e Cetinjes. I gjithë Mali i Zi ndien dhe ndan dhimbjen tuaj”, ka shkruar Milatoviq në X.
Umjesto praznične radosti, nad našom Prijestonicom i cijelom Crnom Gorom nadvila se tuga zbog gubitka nevinih života.
Zaprepašćen sam i potresen ovom tragedijom koja je zavila u crno naše Cetinje, porodice i prijatelje stradalih kojima izražavam svoje iskreno saučešće.
Molimo…
— Jakov Milatovic 🇲🇪🇪🇺 (@JakovMilatovic) January 1, 2025
Ndërkohë, Qeveria e Malit të Zi ka shpallur tri ditë zie për tragjedinë në Cetinje, ka bërë të ditur kryeministri, Milojko Spajiq, shkruan vijesti.me.
Policia është në kërkim të banorit të Cetinjes, Aco Martinoviq, i cili dyshohet se ka kryer krimin pas një përleshje në një kafene.
Policia gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin në rrugë pasi i dyshuari është i armatosur. /Telegrafi/