Bashkëpunimi i Orhidea Latifit dhe Xhensila Myrtezajt është pritur shumë mirë nga fansat e tyre.
Kënga me titull “Uh Baby” ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh, vetëm tri ditë pas publikimit në YouTube.
Kjo këngë mban firmën e Zzap dhe Chriss, ndërsa videoklipi është realizuar në Shqipëri, nga produksioni Pro Video.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Xhensila ka shprehur kënaqësinë për këtë shifër klikimesh, ndërkohë që e ka uruar Kidën dhe të gjithë ata që u morën me realizmin e këtij projekti. /Telegrafi/