Site icon Telegrafi

Tri ditë dezinfektim dhe deratizim në Tetovë

Gjatë tre ditëve të kaluara Komuna e Tetovës kreu dezinfektim dhe deratizim në institucione, rrugë të qytetit dhe hapësirë publike.

“Të premten, më 13 mars, Komuna e Tetovës filloi me dezinfektim të qytetit, nga hapësirat e Komunës së Tetovës me substancë biocide “Ekocid C”. Janë dezinfektuar ndërtesa qendrore e Komunës, inspektorati komunal, Sektori i
zhvillimit ekonomik lokal, Sektori për veprimtari publike dhe komunale, Hapësirat e NPK Tetovë dhe Njësisë zjarrfikëse territoriale, parqet, këndet për fëmijë, tregu i gjelbër dhe vendet e tjera publike”, informojnë nga Komuna.

Paralelisht po zhvillohet edhe procesi i deratizimit.

“Pas miratimit të masave shtesë nga Qeveria, Komuna e Tetovës vazhdoi me respektimin dhe zbatimin e tyre në terren. U bëjmë thirrje qytetarëve t’u përmbahen udhëzimeve dhe vendimeve të Qeverisë të cilat Komuna e Tetovës
i ka publikuar në faqen zyrtare, të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë daljet e panevojshme. Në luftën me Kovid-19 mund të fitohet vetëm me preventivë me kohë dhe vetëdije të lartë qytetare”, thuhet në kumtesën e komunës.

Exit mobile version