Ato kanë shumë të përbashkëta me njëra-tjetrën.
Përveç postit të deputetes në Kuvendin e Kosovës, ato i bashkon edhe arti, pasi njëra është aktore, tjetra këngëtare dhe arkitekte dhe tjetra ka qenë Ministre e Kulturës.
Adriana Matoshi, Eliza Hoxha dhe Vlora Dumoshi, janë tri nga deputetet më elegante të Kuvendit të Kosovës, të cilat gjithmonë janë komentuar për paraqitjet e tyre.
Së fundmi, aktorja e njohur ka publikuar një video të përbashkët në InstaStory, ku shihet krah Elizës dhe Vlorës në një paraqitje shumë elegante të treja.
“Gra të bukura”, shkroi aktorja nga Gjilani në mbishkrimin e kësaj videoje.
Ndonëse i përkasin tri partive të ndryshme, duket se Adriana, Eliza dhe Vlora kanë një miqësi shumë të mira me njëra-tjetrën.
Adriana është deputete nga partia më e madhe parlamentare e momentit, Lëvizja Vetëvendosja, Eliza nga partia e dytë për nga numri i votave (PDK) dhe Vlora nga Lidhja Demokratike e Kosovës. /Telegrafi/