Telegrafi

Tri blerës kinezë për Interin

Interi ka tri grupe kineze të interesuara për ta blerë klubin, teksa persidenti Erick Thohir ka nevojë për investime prej 50 milionë eurosh.

Nerazzurët janë në negociata me Suning Group teksa po kërkon kapital të ri investues.

Ka mospajtime për mënyrën e shitjes, por palët besohet se po negociojnë ende.

Në lojë janë edhe dy blerës të rinj. Një grup tjetër kinez i sjellë nga Moratti, grupi më i madh kinez për ndërtim të hekurudhave, një prej bizneseve më të fuqishme në Kinë.

Pronari i Pirellit, Tronchettti Provera thuhet se është vënë pas një grupi të quajtur Chem China.

Të dyja këto grupe po kërkojnë blerjen e 20 për qind të aksioneve të Interit për një shumë prej 60 deri 90 milionë euro.

Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por kushti i Thohir është të mos humbë kontrollin mbi klub. /Telegrafi/