Shumica e njerëzve vuajnë nga vetmia. Ndonjëherë ndihemi se është e pamundur ta gjejmë personin me të cilin do ta kalojmë jetën.
Megjithatë, siç duket, sipas ekspertëve, ekzistojnë disa arsye për këtë, transmeton Telegrafi.
Keni pritshmëri apo kërkesa të larta
Disa vajza ëndërrojnë ende për një princ, e disa djem duan që gruaja e tyre të jetë e përsosur në çdo mënyrë. Por në jetën reale, asnjëra nga këto qëndron. Fillimisht, vëmendjen përqendrojeni te vetvetja. Si dukeni? Çfarë mund t’i ofroni një personi tjetër? Me fjalë tjera, nëse keni nevojë për një person me aftësi të caktuara, fillimisht përpiquni që ato aftësi t’i keni vet ju.
Ëndërroni për dikë që veçse është i zënë
Mos e shpenzoni kohën! Normalisht se çdo gjë mund të ndodhë në jetët tona, dhe nuk duhet ta gjykojmë askënd, por mendojeni këtë: a mund ta imagjinoni se personi i ëndrrave tuaja është në gjendje të tradhtojë? Asnjëherë mos e bindni veten se jeni më e mirë se gruaja apo partnerja e tij. Edhe nëse do t’ia zinit vendin dikujt tjetër, gjithmonë do të torturoheshit nga mendimet se a është duke ju tradhtuar edhe juve.
Keni probleme me besimin
“Të gjithë janë të njëjtë. Të gjithë duan gjënë e njëjtë” – këtë e dëgjojmë shpeshherë. Epo, padyshim se ka pak të vërteta në këto fjalë, e veçanërisht nëse gjithmonë bini në dashuri me të njëjtin lloj të personit. Është e rëndësishme që mos t’i largoni njerëzit me mungesën e besimit dhe duhet të kuptoni se nuk është faji i tyre se ish- partneri ju ka lënduar.