Telegrafi

Tri arsyet kryesore pse Ronaldo mund të qëndrojë në Itali

Debati për largimin e Cristiano Ronaldos nga Juventusi vazhdon në Itali dhe më gjërë, por ka tre arsye shumë të forta që tregojnë se ai do të mbetet.

Dështimi i fundit për të kapërcyer 1/8 e Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar nga FC Porto që luajti shumë gjatë ndeshjen e dytë me 10 vetë, ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e fituesit të “Topit të Artë”.

Një kthim në Real Madrid, Manchester United ose një lëvizje te PSG duket alternativa më e mundshme, por edhe me MLS dhe Inter Miami që janë një tjetër mundësi.

Kontrata e tij zgjat deri në qershor 2022 dhe ai fiton mbi 30 milionë për sezon neto, 60 milionë euro bruto, e cila është një pagë që shumë klube nuk mund ta japin në këtë kohë pandemie.

Kjo është gjëja e parë që kufizon strategjitë e mundshme për largimin e CR7.

Një çështje tjetër është taksimi, sepse në Itali punëtorët nga jashtë mund të paguajnë një shumë të madhe prej 100,000 euro në taksa për paratë e fituara diku tjetër.

Ky ishte një sistem i organizuar për të nxitur ekonominë dhe për të inkurajuar investimet e huaja. Kjo do të thotë që Ronaldo po kursen një pasuri në taksa duke banuar në Itali.

Arsyeja e tretë që Juve mund ta mbajë Ronaldon është vetë faktori që e solli atë në Torino – padyshim rritja e të ardhurave.

Tuttosport tregon se në sezonin e tij të parë, Juventus regjistroi një rritje prej 21.9 milionë euro në para nga sponsorizimet dhe reklamat, ndërsa të ardhurat nga shitja e produkteve të licencuara shkuan nga 28 milionë në 44 milionë euro.

Prania e mediave sociale të Juventusit ka shpërthyer me Ronaldon gjithashtu të lidhur me emrin e tyre. /Telegrafi/