Nëse e keni këtë problem, para se të bëni çfarëdo qoftë tjetër, bisedoni me mjekun tuaj
Vajzave dhe femrave gjoksi ndonjëherë u ka aromë uthulle dhe kjo është krejtësisht normale. Nuk keni arsye për t’u brengosur.
Kjo ndodh posaçërisht verës, kur temperaturat janë të larta.
Tri arsye kryesore përse gjoksi merr erë të pakëndshme janë ushqimi, higjiena e papërshtatshme dhe puna e gjëndrave, transmeton Telegrafi.
Ushqimi
Kjo situatë mund të shfaqet nëse konsumoni shumë sheqer. Sheqeri shtresohet në sistemin e gjakut dhe pastaj merr formë të bashkimeve të tharta, të cilat lirohen në sipërfaqe të lëkurës kur djersiteni.
Pikërisht për këtë shkak, atyre të cilat u vjen erë uthulle, mund të kenë problem me diabetin. Para se të bëni çfarëdo ndryshimi të madh në ushqimin tuaj, bisedoni me mjekun tuaj.
Higjiena
Erën e uthullës nuk e krijojnë sisët tuaja, por djersa. Kur djersiteni, trupi nga vetja nxjerr organizmat e dëmshëm, ndërkaq ata nuk kanë edhe aromë edhe aq të mirë.
Kundërmimi shtesë mund të shfaqet nëse nuk laheni rregullisht apo nuk përdorni deodorant.
Gjëndrat
Kur djersiteni, ato prodhojnë këtë lëng të thartë nëpërmjet gjëndrave të ndryshme, të cilat gjenden në tërë trupin tuaj. Gjëndrat apokrine janë lloj i gjëndrave egzokrine- qelizat e të cilave kur tajitin bashkë me sekretin eliminojnë edhe pjesën e citoplazmës së tyre.
Këto gjëndra gjenden në veshë, në gjenitale, nën sqetulla dhe në sisë. Ato mundësojnë prodhimin e qumështit, proteinave apo formimin e dyllit të veshit.
Kur ato proteina arrijnë në kontakt me bashkimet e njelmëta, krijohet aroma e cila na rikujton uthullën.
Provoni që njëherë në javë të lani sytjenat dhe t’i ndërroni çdo ditë kur është vapë. Mundeni edhe të përdorni deodorant dhe të qitni pak nën sisë dhe midis sisëve.
Nëse dyshoni që ushqimi juaj mund të jetë problemi, është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj në mënyrë që të gjeni nivelin adekuat të sheqerit në ushqim. /Telegrafi/