Telegrafi

Trezeguet: Treguam pjekuri ndaj Genoas

Biankonerët kishim mundësinë të fitojnë tre pikë në udhëtimin e mbrëmshëm te Genoa, por pas dy golave të anuluar për shkak të pozicioneve jashtë loje, ata në fund nxorën një barazim falë një goli të vonshëm të shënuar nga Trezeguet.

“Ne jemi katër sulmues dhe të gjithë jemi të fuqishëm. Iaquinta është një futbollist i jashtëzakonshëm, Amauri jep maksimumin çdo javë dhe së shpejti do të fillojë të shënojë, ndërsa Del Piero është para rikthimit”, ka thënë Trezeguet.

“Unë do të vazhdoj të stërvitem me përkushtim të madh dhe do të përpiqem t’i shfrytëzoj shanset të cilat më jepen. Sonte barazuam kundër një ekipi të shkëlqyeshëm. Luajtëm një takim të mirë dhe treguam pjekuri të madhe edhe krahas asaj që nuk arritëm të fitojmë”, ka shtuar francezi.