Legjenda e Juventusit, David Trezeguet nuk është i befasuar me suksesin e vazhdueshëm të ish klubit të tij gjatë sezoneve të fundit.
Ish-përfaqësuesi i Francës luajti për “Zonjën e Vjetër” prej vitit 2000 deri në 2010, duke fituar dy tituj të Serie A.
Juve është forcë e pandalshme në Itali, duke fituar pesë tituj në pesë sezonet e fundit në Serie A, ndërsa Trezeguet beson se sekreti është i thjeshtë.
“Është puna e palodhshme. Lojtarët kanë dëshirë dhe trajneri ka bërë punë të duhur me ta”, ka thënë Trezeguet për Goal.com.
“Meritat i shkojnë klubit sepse kanë zgjedhur lojtarët e duhur me qëllimin e duhur dhe kjo ishte plani i tyre. Qëllimi ishte që të vazhdojnë të fitojnë sepse kanë mentalitetin e duhur për të vazhduar përpara”.