Telegrafi

Trezeguet: Mbappe trashëgimtar legjitim i Messit dhe Ronalos, ai dhe Haaland kanë mentalitet fitues

Ish sulmuesi i Juventusit dhe Kombëtares së Francës, David Trezeguet ka folur për cilësitë e Kylian Mbappe.

I intervistuar nga Le Parisien, Trezeguet nuk ka dyshime në cilësitë e Mbappés, por edhe të Erling Haaland.

“Unë mendoj se ai është në rrugën e duhur. Ai mund të jetë pasuesi legjitim i Messit dhe Ronaldos. Me të vërtetë besoj se ai është lojtari më mirë i pozicionuar për të zënë vendin e tyre”.

“Haaland? Ata janë fizikisht të ndryshëm, por janë të ngjashëm në talent. Në nivelin mendor ata të dy janë fitues”.

“Haaland shkëlqen në një ekip më pak të talentuar se PSG, të dy mishërojnë të tashmen dhe të ardhmen”.

“Me siguri Kylian është gati dy vjet më i vjetër dhe ka përvoja të ndryshme. Ai është kampion bote me ekipin e tij kombëtar, i cili me gjithë respektin e duhur është padyshim superior ndaj Norvegjisë”, ka thënë Trezeguet. /Telegrafi/